Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur me veturë në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës në Prishtinë, Flora Ahmeti ka thënë për teve1.info, se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.

 

“Rreth orës 15:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj,ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar një person (këmbësori). Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor. Me rast po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.