Dy persona kanë pësuar lëndime trupore në një aksident komunikacioni që ka ndodhur në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë, rreth orës 14:00

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për teve1.info se të lënduarit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 14:00 në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, zona Vushtrri.Në aksident janë përfshirë tri vetura. Përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka bërë të ditur Zahiti.