Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla mori pjesë në takimin e ministrave të Brendshëm në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Në kuadër të tematikave kyçe të këtij samiti, asaj të luftimit të migrimit të paligjshëm dhe krimit të organizuar, ministri Sveçla theksoi të arriturat tona në këtë drejtim si dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që bashkë me partnerët tanë të arrijmë rezultate reale përballë këtyre sfidave.

Në margjinat e Samitit, Sveçla u takua me Nancy Feaser, ministre Federale e Punëve të Brendshme dhe Komuniteteve në Republikën Federale të Gjermanisë, si dhe me Dame Angela Eagle, ministre e Shtetit për Siguri Kufitare dhe Azil në Mbretërinë e Bashkuar.

Në të dyja takimet, Sveçla theksoi angazhimet dhe sukseset në prioritetet tona në luftimin e krimit të organizuar, migrimit të parregullt, kontrabandave të ndryshme dhe çdo ilegaliteti tjetër.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe palë aktive në kuadër të Procesit të Berlinit.