Baton Haxhiu, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për situatën në veri të Kosovës. Kështu, ai ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për narracionin e tij elektoral që sipas Haxhiut po rrezikon Kosovën dhe popullin e tij.

Në një moment Haxhiu tha se “veriu nuk vizitohet më njësi speciale, një kryeministër normal nuk e bën këtë”, teksa Haxhiu fliste për rreziqet.

Kritika kishte edhe për arrestimin e politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviç, pasi kishte fishkëlluar kundër kryeministrit Kurti.

“E keni parë burgosjen e një njeriu në pranga, në qendër të Mitrovicës. Janë dy mundësi, nuk mund ta interpretoj një njeri që e bën atë edhe i thotë Policisë që ta bëjë atë – ose është inskenim i situatës që ai serb ësht ëi paguar e don me ia kry një nder Qeverisë Kurti për të fituar vota, nuk ka rrugë tjetër – ose kjo polici nuk ka mësuar asgjë”, ka thënë Haxhiu.

Më pas, Haxhiu ka folur edhe për politikat e Kurtit që sipas tij bazohen në kalkulime elektorale. Sipas tij, Kurti është rritur elektoralisht kur ka ndërmarrë veprime në veri të vendit – por thotë se kjo nuk përsëritet çdoherë.

“A humb në vota, me këto gjeste. Ata që e kanë parë kurbën e votave sa herë që Albin Kurti ka vendosur të bëjë një gjë në veri, votat kanë shkuar nga 36% në 41-43%, ka pasur rritje të qytetarëve për të qenë afër Albin Kurtit për shkak të veriut. Por, kjo të ndodh njëherë, gabimet disa herë ose mos sukseset kjo të kthehet në të kudnërtën. Nuk besoj që veriu është arsyeje për të rritur votënnga cilado parti”.

Gazetari Haxhiu pati kritika edhe ndaj opozitës, të cilën e cilësoi të dobët e pa diskurs.

“A e dini ku është problemi kryesor pse Albin Kurti e ruan kuotën e votës, sepse opozita është e dobët, se opozita nuk ka diskurs”, ka deklaruar ai.

Ai përmendi edhe diktatorin Sllobodan Millosheviq, kur fliste për votën popullore ndaj një partie që rrezikon vendin e popullin e tij.

“Nuk ka shancë në një shtet normal, me qytetarë normal që e shohin një Qeveri që e rrezikon vetën dhe e rrezikon popullatën e vet dhe fiton votë, por ka ndodhur, po me Millosheviqin”, ka thënë Haxhiu.