Pensionohet zyrtari komunal Sabit Syla

Sot është pensionuar zyrtari i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Sabit Syla.

Me ceremoni solemne ai u përshëndet nga zyrtarët komunalë ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi, i cili edhe e falënderoi zyrtarin Sabit Syla në emër të institucionit të Komunës për kontributin e dhënë për Komunën dhe qytetarët e Podujevës.

Kryetari Bulliqi për zyrtarin Syla ndau një mirënjohje dhe një dhuratë simbolike si dhe i dëshiroi shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm pranë më të dashurve të tij.