Në një intervistë të ngrohtë, Imer dhe Jashar Osmani, dy vëllezër të moshuar nga fshati Runik i Skenderajt, shpalosin përjetimet e tyre mbi jetën në fshat, nostalgjinë për kohërat e shkuara dhe sfidat e pleqërisë.

Ulur në mes të fshatit, e cila i rrethon me kujtime të një jete të kaluar mes punës dhe përkushtimit për familjen, ata ndajnë momente të vështira të jetës së tanishme.

“S’po ka kush me na çu n’spital,” thotë Jashari, duke përshkruar se si mosha e vjetër ka sjellë vështirësi në përballimin e problemeve shëndetësore, të cilat janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.

Me një ndjenjë të thellë melankolie, vëllezërit kujtojnë vitet kur Runiku ishte i gjallë me të rinj, zëra dhe lëvizje. Tani, vetëm toka dhe shtëpitë e braktisura i mbajnë të lidhur me të kaluarën.

Vëllezërit Osmani përfaqësojnë një realitet që shumë të moshuar në zonat rurale të Kosovës përjetojnë – izolim dhe mungesë të mbështetjes së përditshme, ndërsa brezat e rinj largohen drejt qyteteve.

Se cili është rrëfimi i tyre, e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.

VIDEO