Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, ka zhvilluar sot aksion në rajonin e Prishtinës, ku u kapën katër persona të përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të fajdes.

Nga Policia kanë bërë me dije se janë bastisur 3 lokacione në Prishtinë ndaj katër personave të dyshuar për veprat penale ‘fajde’ dhe ‘organizimi i skemave piramidale ose bixhozit të paligjshëm’.

Gjatë aksionit për kapjen e A. A., S. A., E. G., dhe A. G., janë sekuestruar shuma të konsiderueshme të parave, 5 automjete, telefona celularë dhe pajisje të ndryshme elektronike.

“Të dyshuarit në këtë rast, përmes formave të ndryshme të kanosjes, në vazhdimësi kanë detyruar viktimën që të veprojë kundër pasurisë së tij, duke përfituar kështu në formë të kundërligjshme shuma të ndryshme të parave si interes nga fajdeja, e po ashtu të dyshuarit kanë ushtruar edhe veprimtarinë e bixhozit të kundërligjshëm.