Mosmarrëveshjet midis një çifti nga Prishtina, kanë kaluar në dhunë fizike. Si pasojë e rrahjes, çifti ka pranuar dhe trajtim mjekësor. Ndërkaq me vendim të prokurorit të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje verbale janë rrahur ndërmjet vete dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë (të dashur mes veti). Palët kanë pranuar trajtim mjekësor dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.