Dy deçanas e kanë rrahur motrën e tyre, duke e mbyllur pastaj për një muaj në dhomën e saj.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit, ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë.

Ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpi.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

‘’Është raportuar se viktima femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj –vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.’’ Thuhet në raportin e policisë.