Në kuadër të projektit për mbështetje me mekanizëm bujqësor për fermerë, drejtoria e Bujqësisë sot ka bërë shpërndarjen e disa pajisjeve bujqësore.

Në shpërndarjen e këtyre pajisjeve, mori pjesë kryetari i Komunës Shpejtim Bulliqi dhe drejtoresha e drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Lirie Hoti.
Kryetari Bulliqi i uroi fermerët përfitues duke u zotuar që do të vazhdojë me mbështetjen e tyre përmes subvencionimit me mjete të ndryshme pune.

Pajisjet që u shpërndanë sot ishin 16 motokultivatorë me frezë, 2 makina mbjellëse misri pneumatike, 2 makina mbjellëse mekanike dhe 3 pllugjë të mëdhenj, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të shpërndahen edhe mekanizmat e tjerë që janë paraparë në kuadër të këtij projekti.