Avokati Tomë Gashi, ka treguar se sot në ora 11:00 do të merret vendimi përfundimtar për rastin e Lulzim Fejzullahut.

Gashi ka shtuar se familja kërkon dënim meritor për personat e dyshuar për vrasjen e 18 vjeçarit nga Podujeva.

Tutje, avokati kritikoi edhe sistemin gjyqësor për lirimin për disa raste të tjera para se të ndodhte rasti i Lulzim Fejzullahut.

Shkrimi i plotë:

Sot ne 11:00 per here te trete mbahet seanca ne Gjykaten e Apelit ku do vendoset perfundimisht lidhur me rastin e vrasjes se te riut 18 vjeqar Lulzim Fejzullahu
Familja kerkon vetem drejtesi as me pak e as me shume se sa duhet te denohen vrasesit qe ja maren jeten Lulit per mendjemadhesi
Po qe se Gjykata nuk do te kishte teper meshire per recidivistet Luli do te ishte shendosh e mire e recidivisti do te ishte ne liri.