Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku pesë persona kanë pësuar lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, si edhe me rastin po merret njësiti i trafikut.

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar pesë persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.