Kupa e PVH-së i bashkangjitet këndit të kupave të shumta të shkollës sonë!
Kemi kënaqëinë të ndajmë me ju lajmin e mirë se puna e madhe e nxënësve tonë është shpërblyer me vendin e dytë në nivel vendi, në kuadër të projektit të Promovimit të Vlerave Humane.
Përgëzojmë të gjithë nxënësit dhe mësimdhënëset për përkushtimin në realizimin e këtyre projekteve dhe dhënien e një shembulli të mirë në promovimin e vlerave humane.
Projekti i PVH-së u realizua si bashkëpunim i shkollës tonë me Kryqin e Kuq të Kosovës. Gjithashtu, ky projekt është përkrahur nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – Misioni në Prishtinë.

(Për më shumë informata rreth projekteve, shih vegzën: https://www.facebook.com/share/v/E86SjaVYFYhgKu7K/ )