Një shpërthim pak pas mesnate ka tronditur Zveçanin.

Një granatë dore është hedhur nëjë pompë derivatesh, e hapur së fundmi në veri të vendit, duke u dëmtuar kështu tri vetura dhe objektet përcjellëse të pompës.

IndeksOnline raporton se njësite relevante të Policisë së Kosovës kanë nisur menjëherë hetimet, teksa objekti ku ka ndodhur shpërthimi është rrethuar me shirit policor.

Prezencë e shtuar e policëve është vënë re edhe në rrugët e Zveçanit, me patrullime që po bëhen për të gjurmuar nisjen e këtij sulmi.

Akoma nuk është bërë e ditut nëse ka të lenduar nga ky incident, teksa raportohet se pompa e hapur është në pronësi të shqiptarëve.