Një person nga fshati Dumnicë e Poshtme kishte postuar fotografi me armë në rrjetet sociale.

Policia e ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit dhe ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”.

Njoftimi i plotë:

“Dumnicë e Poshtme, Podujevë / Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në rrjetet sociale facebook,  kishte postuar armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy copë fishekë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit,  i dyshuari është dërguar në mbajtje”.