Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e veteranit të arsimit, Shefki Fusha, shkruan Llapi.info.
Në reagimin e tij, Bulliqi thotë se me pikëllim e mori lajmin për vdekjen e tij.
Shkrimi i plotë:
Me pikëlim mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, Shefki Fusha. Një njeri që tërë jetën ia kushtoi edukimit dhe përparimit të brezave të rinj.
Kontributi dhe përkushtimi i tij ndaj mësimdhënies do të mbeten të paharrueshme. Shefkiu ishte një personalitet që të gjithë mbajnë vetëm kujtime të mira me të, prandaj edhe respekti për të dhe familjen e tij është i të gjithëve.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Fusha dhe të gjithë atyre që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të.