Mbrëmë në veri të vendit, më saktësisht në Zveçan, pati shpërthim të fuqishëm.

Një granatë dore u hodh në afërsi të një pompe të benzinës, duke dëmtuar disa vetura dhe duke shkaktuar dëme edhe në objektet përcjellëse të pompës.

Njësite të Policisë së Kosovës nisen menjëherë hetimet, duke rrethuar objektin me shirit policor dhe duke shtuar prezencën në atë zonë të qytetit.

Lidhur me rastin për IndeksOnline është deklaruar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, duke dhënë detaje të reja.

‘’Rreth mesnatës në afërsi të pompës së benzinës e cila është në qendër të Zveqanit ka ndodh një shpërthim. Nga ky shpërthim nu ka të lënduar, ndërsa ka pas dëme materiale në shtëpizën e pompës së benzinës dhe disa vetura në afërsi. Nuk mund të themi ende se qka e ka shkaktu këtë shpërthim, ndërsa njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Në kohën e shpërthimit, pompa e benzinës nuk ka qenë aktive ndërsa rasti cilësohet si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, tha Elshani sot.