Një person ka raportuar që ka dëgjuar një shpërthim në Podujevë në ora dy të mëngjesit të së dielës afër fshatit Lupç.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe po merret me rastin.

Kështu ka bërë të ditur në raportin 24 orësh.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM – Podujevë / 29.09.2024 – 02:24. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim. Në vendin e ngjarjes ku dyshohet se ka ndodhur shpërthimi kanë dalë njësitet përkatëse policore, me ç’rast është njoftuar edhe njësia për deminim dhe hetuesia”, thuhet në raportin ditor të policisë.

Derisa, në videon e mëposhtme mund ta shihni momentin e shpërthimit.

/Llapi.info/