Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po qëndron për vizitë në SHBA, sot në New Haven do të mbajë një ligjëratë për Kosovën për progresin demokratik të saj dhe kërcënimin në rritje nga Rusia dhe Serbia.

Ligjëratën e tij, kryeministri Kurti do ta mbajë me rastin e inaugurimit të themelimit të ‘Qendrës Blu për Vlerësimin Strategjik Global’ të JacksonYale.

“Sot, në orën 12:10 këtu në New Haven dhe 18:10 në Kosovë, do të mbaj ligjëratën inauguruese me rastin e themelimit të @JacksonYale Qendra Blu për Vlerësimin Strategjik Global, nën titullin “Kosova 25 vjet pas çlirimit: Progresi demokratik dhe një ekonomi në rritje — dhe kërcënimi në rritje i Rusisë dhe Serbisë”. Bashkë-sponsorizuar nga @YaleLawSchool”, ka shkruar Kurti në ‘X’.