Të hënën (sot) ka ndodhur një aksident në punë gjatë rinovimit të një fasade shtëpie në Wolfsberg (Austri). Një punëtor kosovar është ngjitur në një skelë të pasiguruar, e cila është shembur bashkë me të, trasnmeton albinfo.ch.

Shtetasi kosovar 36-vjeçar po pastronte pjesën e poshtme të një çatie në Wolfsberg të hënën rreth orës 10:15 në kuadër të rinovimit të fasadës së shtëpisë së përmendur, shkruan kleinezeitung.at. Pa marrë udhëzime specifike mbi punën, nga përgjegjësi i tij, ai u ngjit në një skelë që ende nuk ishte siguruar apo mbështetur për mur.

Skelat nisën të lëkunden dhe u shembën bashkë me punëtorin i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me ambulancë në Wolfsberg LKH pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore.