Një shpërthim ka ndodhur sonte në Zubin Potok.

Menjëherë pas shpërthimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ka rënë zjarr në katin përdhesë të një pallati shumëkatësh në ndërtim e sipër.

Nga pamjet që ka publikuar Kossev, shihet se aty është djegur material ndërtimor, ku në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zjarrëfikësit.