CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Katër persona kanë mbetur të plagosur, njëri nga ta me thikë, pas një përleshjeje mes vete sot në rrugën “Agim Deva” në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për teve1.info, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, derisa e njëjta potencoi se lidhur me rastin ka arrestuar tre persona,.

Ndërkohë, Ahmeti tha se janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një rrahje në rrugën ‘Agim Deva’ në Prishtinë ku kanë qenë të përfshirë disa persona. Në këtë rast dyshohet se janë lënduar katër persona , njëri nga ta dyshohet se ka pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë (thikë). Lidhur me këtë rast janë deri tani janë arrestuar tre persona. Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale”, tha ajo.