CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Dje ka ndodhur një rast i rëndë në Mitrovicë, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Shemsi Ahmeti”.

Sinjali mësoi se personi që mbeti i plagosur është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar nga Vaganica e Mitrovicës, i cili mbeti i lënduar nga arma e zjarrit.

Ndërkaq, Sinjali ka mësuar edhe emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin e që janë vëllezër, Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).

38 vjeçari dyshohet se u plagos në të dyja këmbët dhe se rasti ndodhi te dyqani i autopjesëve “Besi”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Shënim: Personat apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.