Shtatë persona janë lënduar në një aksident zingjiror në Shupkovc të Mitrovicës.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa 7 personat kanë marrë lëndime të lehta, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.
Njësitë plicore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia Rajonale e Mitrovicës.