Një person është gjetur i vdekur në vendin e punës. Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendngjarje.

“HETIM I VDEKJES- Gjakovë / 06.10.2024 – 12:24. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes“, thuhet në raportin e PK’së.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, njofton policia.