Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që kishte shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rr. Bill Klinton, Prishtinë 14.09.2024. Më 07.10.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte shitur veturën të cilën e kishte marrë me qira. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.