Një gjest fantastik ka bërë klinika e fizioterapisë “Fizioterapia”, në Podujevë.
Në solidarizim me gratë e Podujevës që janë prekur nga kanceri i gjirit, kjo klinikë ka vendosur të ofrojnë shërbime falas.
Ky gjest i rrallë është mirëpritur nga banorët e Podujevës.
Ky vendim është marrë për nder të muajit tetor – muaj i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Njoftimi i plotë:
Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e grave.
Në shenjë solidariteti, për të gjitha gratë e komunës së Podujevës që janë prekur nga kanceri i gjirit, klinika FIZIOTERAPIA ofron trajtim gratis për të gjitha shërbimet e fizioterapisë.
Motoja jonë: Të gjithë nga pak, për juve do të thotë shumë.
Përfito nga oferta dhe kujdesu për veten me dashuri dhe kujdes. #TetoriRoze
Ju mirpret stafi i klinikes FIZIOTERAPIA
Gjindemi në Podujevë Rr.Bahri Fazliu.
Termini i obliguar
044 776 333
045 262 300
/Llapi.info/