Policia e Kosovës ka njoftuar se një djalë i mitur është zhdukur në Fushë- Kosovë.
Ai sipas familjarëve kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
Rasti po hetohet.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij- i mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.