Ministri i Puënve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka pritur dhe akomoduar 68 afganë.

Vendimi ishte marrë në mbledhjen e 220’të Qeverisë.

“Bazuar në vendimin e mbledhjes së 220-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme të disa shtetasve afganë dhe familjarëve të tyre, Ministria e Punëve të Brendshme ka pritur dhe akomoduar sot 68 prej tyre në kuadër të këtij procesi.”

“Ky veprim është në vazhdimësi të angazhimit të Qeverisë sonë ndaj krizës në Afganistan, duke ofruar mbrojtje dhe strehim për individët në rrezik nga konfliktet e brendshme. Duke mos harruar faktin që populli ynë para çerek shekulli ka ndjerë nevojën e mbështetjes dhe strehimit dhe i është mundësuar ajo, sot hapim edhe ne dyert për ata e ato që kanë nevojë. Ky proces po vijon me sukses sipas planit operacional dhe në përputhje me legjislacionin dhe standardet ndërkombëtare”, ka shkruar Sveçla.