Një incident ka ndodhur dje në Podujevë, ku një i mitur është therur me thikë.

I dyshuari, po ashtu i mitur, është arrestuar nga policia.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:40, teksa dyshohet se te therja ka çuar një mosmarrëveshje midis dy të miturve.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, me ç’rast është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.