Një person ka shtënë me armë drejt një burri në Pejë, por nuk ka qëlluar.

Kështu bën të ditur policia përmes raportit 24 orës.

Lidhur me rastin polica në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

“Është raportuar se ndaj viktimës mashkull kosovar i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me revole në drejtim të tij, por nuk e ka qëlluar. Lidhur me rastin polica në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor, rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.