Mot kryesisht me diell parashihet ditën e shtunë, pas vransirave më të përhapura që paraqiten paradite. Kushte mjegulle apo mjegulline shfaqën përgjatë luginave të lumenjëve orëve të mëngjesit.

Temperaturat minimale zbresin në 6C e 9C, derisa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 17C e 19C.

Nga dita e diel parashihet mot stabil dhe i thatë, pa mundësi për të reshura. Dominojnë kryesisht kthjellimet, e nga dita e martë herë pas here kalojnë vransira, kryesisht shtresore të larta. Temperaturat zbresin në 15C e 16C, e më pas shënojnë rritje deri në 18C e 20C. Minimalet mëngjesin e së hënës zbresin në 2C, e më pas gradualisht në rritje në 4C e 6C.