Ojq. “Iniciativa për Ide dhe Alternativa” (IIA), ka organizuar sot tryezën me temën “Roli i shoqërisë civile në procesin e integrimeve”. Tryeza është mbajtur në lokalet e Hotel “Besiana”, dhe të pranishëm ishin: zv.ministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, përfaqësues të komunitetit RAE, studentë dhe përfaqësues të mediave.

Shemsi Jashari, drejtor i Ojq. “Iniciativa për Ide dhe Alternativa”, ka thënë se qëllimi i kësaj tryeze është diskutimi për atë se si të jemi pjesë e kontributit si qytetarë në procesin e integrimit nëpër të cilin po kalon Kosova.

“Jemi shumë të interesuar të japim kontributin tonë, duke i ofruar komunës aktivitete dhe ekspertizën që organizatat joqeveritare kanë për proceset që na presin. Besojmë se ne nuk duhet të i plotësojmë të gjitha kriteret veçse BE po i kërkon nga ne, por ne duhet të ndjejmë se jemi evropian, të mendojmë dhe të sillemi si evropian dhe ta bindim veten tonë se të gjitha këto duhet me i pas, jo veç se dikush po i kërkon nga ne”, ka thënë Jashari.

Ndërsa, zv.ministri i Ministrisë së Integrimeve Evropiane, Ramadan Ilazi, ka folur për rëndësinë e procesit të liberalizimit të vizave dhe hapat nëpër të cilat ka kaluar Kosova për të ardhur deri këtu ku është tani.

“Procesi i liberalizimit të vizave është proces i cili ka filluar në vitin 2012, në kohën kur Komisoni Evropian, kishte parashtruar 95 kritere që Qeveria e Kosovës duhet të i plotësoj për të fituar liberalizimin e vizave. Ky numër i kritereve ka qenë numri më i madh i kritereve në krahasim me vendet e rajonit, të cilat kanë pasur një numër të kritereve deri në 50. Tani janë plotësuar kriteret dhe jemi afër procesit të liberalizimit të vizave”, ka thënë Ilazi.

Ai ka përmendur rolin e madh që shoqëria civile ka në këtë process, duke shtuar se qeverinë duhet ta kemi më afër me qytetarin dhe jo ta mendojmë si diçka të paprekshme./Llapi.info

12209252_10204967286637592_261977079_o