Policia e Kosovës ka arrestuar një person gjatë ditës së djeshme.

Ai ishte në kërkim policor, që nga data 20 korrik për shkak të veprës penale “rrëmbim’’.

‘’Më 20.10.2024, Njësiti i hetimeve rajonale i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan në vazhdën e hetimeve dhe si rezultat i veprimeve operative-hetimore kanë identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarit A.C. (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar). Arrestimi i tij është bërë në koordinim dhe mbështetje edhe nga Njësiti për reagim të shpejtë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan. Ai ishte vënë në kërkim policor që nga data 20.07.2024 me dyshimin se në bashkëkryerje edhe me tre persona të tjerë të arrestuar më herët ka qenë të përfshirë në kryerje të veprën penale “Rrëmbim’’, rast i cili kishte ndodhur me datën 20.07.2024’’, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në mbajte për 48 orë.