Vdekja e Fetullah Gulenit është konfirmuar edhe nga shtetit turk. Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan ka thënë se burimet e inteligjencës turke e kanë konfirmuar shuarjen e tij.

“Vdekja e Gulenit nuk do të na bëjë të vetëkënaqem. Kombi dhe shteti ynë do të vazhdojnë të luftojnë kundër kësaj organizate ashtu siç luftojnë kundër të gjitha organizatave terroriste. Vdekjen e tij e kemi konfirmuar edhe burimet e inteligjencës tonë. U bëjmë thirrje anëtarëve të FETÖ-s që të heqin dorë nga rruga e gabuar ngase ata po përdoren si një armë kundër kombeve të tyre në duart e shërbimeve të inteligjencës jashtë vendit” tha kryediplomati turk.

Gulen ishte organizatori i një tentativë grusht shteti kundër Erdoganit.