Hoxha nga Podujeva, Besim Arbanashi, ka treguar një rast që i ka ndodhur atij.

Ai i ka takuar rastësisht disa persona që kanë dalur kohët e fundit për të bërë propagandë kundër fesë Islame në Podujevëz

Përveç rastit që i ka ndodhur atij, Arbanashi ka treguar se di duhet të sillen ndaj tyre.

Shkrimi i plotë:

Greku me mision fetar në Llap!

I takova sot, rastësisht, në një lagje afër xhamisë ku shërbej si imam…

Më thanë se jemi nga Greqia, ndërsa bazën e kemi në Shqipëri.
Pas insistimit tim, treguan se janë Dëshmitarët e Jehovait (edhe pse e disha paraprakisht)!

Ua bëra me die se banorët këtu nuk janë të kënaqur me provokimin që po ua bëni, se madje kanë bërë edhe denoncime në organe të sigurisë.

Ju të dashur miq! Kontaktin me ta bëjeni me mirësjellje, por refuzoni që t’ju flasin për fenë, e refuzoni po ashtu pranimin e literaturës që tentojnë t’ua dhurojnë.