Dikur pati qenë një nga figurat kyçe të LDK-së në të gjithë Kosovën, por ai pritet që në këto zgjedhje të mos jetë as kandidat për deputet
Ky është Agim Veliu, deputet aktual dhe ish kryetar i komunës së Podujevës, i cili më 2021 u largua nga drejtimi i LDK-së në Podujevë.

Gazeta Online Veriu.info mëson nga burimet e saj se LDK, përkatësisht kryetari Lumir Abdixhiku, nuk do ta fus fare në listë për deputetë në zgjedhejet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit Agim Veliun.

Kjo ndodh në vazhdën e një procesi që ka filluar kryetari aktual i LDK-së, ku në rrugë e sipër ka shmangur disa nga figurat e vjetra të LDK-së, duke sjellur njerëz të rinj.

Kujtojmë që Agim Veliu ishte shkarkuar nga kreu i LDK-së në Podujevë në vitin 2021, post që iu dha mjekut Ekrem Hyseni i cili ishte edhe kandidat për kryetar të komunës.

Veliu kishte kundërshtuar ashpër këtë vendim të partisë së tij duke e quajtur jolegjitim.