Samir Sahiti para ndeshjes kundër Llapit kishte thumbuar këta të fundit duke thënë se nesë marrin pikë në Mitrovicë, qenkan skuadër serioze me trajner serioz.
Sahitit pas ndeshjes i është kundërpërgjigjur kapiteni i Llapit, Benjamin Emini duke thënë se ai do ta shkojë Llapin në tv duke luajtur në Ligën e Evropës.
“89-shit nuk i luajti sot numri 7 se do na linte pa shkuar në Evropë. Dua ta përshëndes përzemërsisht Samir Sahitin dhe t’i tregoj se jo një pikë, por Llapi ia mori tri pikë”.
“Titulli do të jetë i yni dhe tash Samir Sahiti na shikon në TV në Ligën e Evropës. Ne nuk kemi shkuar vetëm për një pikë në Mitrovicë, por për tri dhe i morëm”, ka thënë Emini për GazetaOlle.com, transmeton Llapi.info.
Llapi e fitoi ndeshjen me rezultat 2:1, ndërsa në kohën shtesë portieri priti edhe një penallti.