Një rast i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet.

Një person ka mbetur i vdekur. Dyshohet se dy vëllezër pas një mosmarrëveshje mes tyre, njëri nga ta, e ka goditur me thikë vellain dhe si pasojë e plagëve të marra ka mbetur i vdekur.

Lajmin e ka konfimruar edhe Polica e Kosovës.

Sipas tyre, ende nuk dihet motivet që quan deri tek rasti i rëndë.

“Me datë 27.10.2024 në ora 20:30, Policia në Prishtinë, ka pranuar informatën lidhur me një mosmarrëveshje në Rr.Tirana në Prishtinë. Sipas informacioneve fillestare qe kemi behet fjalë per nje mosmarrveshje mes ty personave, ku dyshohet se njeri ka goditur personin tjeter me nje mjet të mprehtë. Ekipa shendetsore ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia është duke u marr me rastin dhe hetime janë duke u zhvilluar nga njesitet kompetente per te sqaruar motivin apo rrethanat tjera që kanë quar deri te ky rast i rëndë”.