Një i paraburgosur në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali dyshohet se ka bërë vetëvrasje sot në mbrëmje. Viktima u dërgua pa shenja jete në Emergjencë, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor.

I paraburgosuri që dyshohet se i dha fund jetës është Aleks Gerbi, i cili u dërgua në paraburgim qe rreth një muaj.

Gerbi u arrestua në rajonin e Pejës gjatë një aksioni në të cilin u sekuestruan një ton drogë.

Ai ishte dërguar në paraburgim për dy vepra “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe për “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas informacioneve të para, Gerbi dyshohet se bëri vetëvrasje para rreth 2 orësh, por akoma s’dihen rrethanat dhe detajet e tjera.

Lidhur me rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në koordinim me Prokurorin e Shtetit.