Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas gjetjeve të raportit të progresit, për vitin 2024.

Në gjetjet e raportit është bërë e ditur rritja e shkallës së punësimit, që sipas të dhënave, është më e lartë se në të kaluarën.

Sipas Muratit, kjo është rritje pesëfish, teksa flet shumë për “dezinformatat e shpërndara para ca ditësh”.

“E vërtetë që ende ka hapësirë për rritje të pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës, por duhet kuptuar që situatën e kemi marrë “përtokë” dhe pavarësisht progresit gjatë tri viteve të fundit, duhet ende kohë derisa gjithçka të rregullohet”, shkroi Murati në Facebook.

Ky është postimi i plotë i tij:

Raporti i progresit:

Punësimi përgjatë viteve 2015-2020 është rritur mesatarisht 1.4% në vit.

Punësimi përgjatë viteve 2021-2023 është rritur mesatarisht 7.1% në vit (10.4, 5.4, dhe 5.4).

Pra dallimi është 5-fish në mes të qeverisjes sonë dhe atyre paraprake për sa i përket rritjes së vendeve të reja të punës.

E vërtetë që ende ka hapësirë për rritje të pjesëmarrjes së popullsisë aktive në tregun e punës, por duhet kuptuar që situatën e kemi marrë “përtokë” dhe pavarësisht progresit gjatë tri viteve të fundit, duhet ende kohë derisa gjithçka të rregullohet.

Kaq për dezinformatat e shpërndara para ca ditësh.