Një incident ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në lagjen e Boshnjakëve në veri, si pasojë e të cilit janë grumbulluar dhjetëra njerez.
Persona të panjohur kanë dëmtuar një përmendore, duke vendosur mbi të një stikers, e përveç saj janë dëmtuar edhe dy vetura.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin everiut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se dy veturave i janë shpërthyer gomat.
“Ka pas një stikers që është vendos fillimisht në një përmendore aty afër. Një masë e njërëzve është mbledh (prej rreth 10 personave) dhe kemi dy vetura që iu janë shpërthy gomat me mjete të mbrehta (nga një gomë në secilën veturë) dhe tash policia po e heton këtë rast”, ka potencuar ai për Sinjalin.
Njerëzit që ishin grumbulluar tashmë janë shpërndarë, ndërkaq Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij rasti i cili është cilësuar si “Dëmtim kriminal”.