Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin e radhë për deputet në këtë parti., në Kaçanik, Agim Çaka.
“Agimi vjen nga një familje e shquar patriotike që ka kontribuar në çdo fazë për vendin. Ai është një intelektual nga fusha e shëndetësisë. Në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe këshilltar në kabinetin tim në ZVKM. Udhëheq me sukses biznesin e tij privat”.
Postimi i plotë:
Me kënaqësi ju njoftojmë për kandidatin e radhës për deputet, kryetarin e NISMA-së në Kaçanik, Agim Çaka.
Agimi vjen nga një familje e shquar patriotike që ka kontribuar në çdo fazë për vendin. Ai është një intelektual nga fusha e shëndetësisë. Në të kaluarën ka qenë zëvendësministër i Shëndetësisë dhe këshilltar në kabinetin tim në ZVKM. Udhëheq me sukses biznesin e tij privat.
Agimit i urojmë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët.