CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Zyrtarët policorë nga stacioni i Prizrenit kanë lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin K.K., 38-vjeçar, i cili ishte dënuar me dy vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

Sipas policisë, i dyshuari ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, shkruan.

Ai është dërguar për vuajtje të dënimi në burgun e Prishtinës.

Ky është njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 05.11.2024, Ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren-Veri, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar nga Prizreni K. K. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti ka qenë i kërkuar për zbatim të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë , i dënuar me dy (2) vite burg efektiv për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.

I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- Hajvali.