Një aksident ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Në këtë aksident dyshohet të jenë të përfshirë gjashtë persona.

Pesë nga të lënduarit dyshohen të janë policë, ndërsa njëri është qytetar.

Në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë e policisë.

Në aksident ishte e përfshirë edhe një veturë e policisë.

Lajmin e ka konfirmuar PK-ja për Sinjalin.

“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona.