Një burrë ka vdekur pasi dyshohet se është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur drunj në fshatin Bushincë të Novobërdës.

Sipas policisë, rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Raporti i plotë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Fsh. Bushincë, Novobërdë 05.11.2024-NN. Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.