Policia e Kosovës ka raportuar se dje në ora 18:40 në fshatin Zhiti të Podujevës është raportuar për një mjet të dyshuar të llojit granatë dore.

Sipas policisë, rreth orës 23:40 njësiti i FSK-së ka bërë eksplodimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar.

“Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se ka gjetur një mjet të dyshuar të llojit granatë dore. Rreth orës 23:40 njësiti i FSK-së ka bërë eksplodimin e mjetit të dyshuar në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./Llapi.info