Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, beson fuqishëm në pafajësinë e krerëve të UÇK-së.
Ai thotë se do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë.
Tutje në shkrimin e tij, përmend se krerët e UÇK-së do të hyjnë në histori edhe për goditjen që do ua japin “forcave të urdhëruara nga Beogradi dhe Kremlini”.
Shkrimi i plotë:
Udhëheqësit e UÇK, padyshim do të hyjnë në analet e historisë si kulmi i përpjekjeve për të çliruar shqiptarët njëherë e mirë, por edhe si goditja më e fortë duke ju dhënë forcave të urdhëruara nga Kremlini-Beogradi dhe aleatëve të saj, duke fituar e bardha mbi të zezën…