Policia Rajonale në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në këtë komunë kanë arrestuar dje edhe një person të dyshuar për fajde.

I arrestuari është 32 vjeçari, Demokrat Shigjeqi nga fshati Planej i Prizrenit.

Gjatë zhvillimit të hetimeve është arritur që të gjenden prova se i njëjti me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të dhënies së borxhit duke e ngarkuar viktimën me kamatë.

I dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës është intervistuar në bazë të procedurave ligjore dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajte për 48 orë.