Janë arrestuar katër persona të dyshuar në Istog, pasi që ata dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë rrahur fort mes vete ku për pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka bërë të ditur se rrahja masive ka ndodhur të enjten rreth orës 10:00 në Istog.
Në vendin ngjarjes nga të njëjtit, si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta, një gëzhojë, katër fishekë, një sëpatë dhe dy thika.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.